Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, dyshohet se ishin trafikantë droge! Njëri tentoi të arratisej duke u hedhur në ujë, dy të tjerët e kapën dhe e plagosën

Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, dyshohet se ishin trafikantë droge! Njëri tentoi të arratisej duke u hedhur në ujë, dy të tjerët e kapën dhe e plagosën

Foto ilustruese

Itali - Një sherr me thika ka ndodhur mes tre shqiptarëve, që cilësohen si trafikantë droge në Rio Marin në Venecia. 

Një prej të plagosurve është dërguar në spital. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të shtunë përballë një turme kalimtarësh, turistësh dhe banorësh, shkruajnë mediat italiane.

Sipas hetimeve, dy prej shqiptarëve sulmuan të tretin, të gjithë trafikantë droge. Pas sherrit, njëri prej tyre tentoi të largohej dhe u hodh në ujë. Por nuk i ka shpëtuar duarve të bashkatdhetarve pasi e kapën, e rrahën dhe e plagosën me thikë.

Ai u shtrua në spital, ku po merr trajtim mjekësor ndërsa dy të tjerët janë larguar. Karabinierët po kryejnë hetime për rindërtimin e historisë dhe për të kuptuar si nisi sherri mes tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?