Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 19 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur i riu me iniciale M.A.

Pak pas ngjarjes, policia arrestoi autorin e dyshuar, 23 vjeç me iniciale R.I.

Sipas informacioneve paraprake 23-vjeçari ka thyer edhe masën e sigurisë "arrest shtëpie" ndërsa gjatë kontrollit ju gjet edhe një sasi kanabis sativa.

Ndërkohë 19-vjeçari që ka marrë një plagë në kosfshë ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë