Ditën e djeshme rreth orës 03:30 të mbasdites ndërkohë që trageti i linjës Ankona-Durrës ishte në lundrim pas një konflikti për motive të dobëta ka mbetur i plagosur 28-vjeçari V.M banues në Malin e Zi dhe 5 persona të tjerë. V.M është transferuar në Spitalin Ushtarak Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime edhe Altin Hakami dhe bashkëshortja e tij shtetasja L. Hakami 35 vjeçe, banuese në Londër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Plagë të lehta kanë marrë edhe Dragan Kovaçeviç, Dragisa Gogiç e Viktor Krstevski.
Policia e Durrësit si përgjegjës për ngjarjen ka arrestuar Altin Hakamin 36 vjeç, lindur në Mitrovicë dhe banues në Londër. Gjithashtu ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për Dalibor Jovanoviç 36 vjeç, banues në Maqedoni, Viktor Krstevski 34 vjeç, banues në Maqedoni, Dragan Kovaçeviç 29 vjeç, banues në Malin e Zi, Dragis Gogiç 25 vjeç, banuese në Malin e Zi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com