Sherr me thika ndërmjet
dy grupe shqiptarësh në Itali

Sherr me thika ndërmjet <br />dy grupe shqiptarësh në Itali
Dy grupe të rinjsh shqiptarë, pas një sherri të nisur për shkak të një vajze, kanë rrezikuar të shkaktojnë një masakër natën e ndërrimit të viteve në Bagnolo të Italisë.

E gjitha filloi pas disa komenteve të rënda drejtuar një vajze, në një lokal të Bagnolo. Sipas miqve të vajzës ishte një ofendim që nuk mund të tolerohej dhe për këtë në orën 6 të mëngjesit të djeshëm u përballën me grupin e ofenduesve. Vetëm ndërhyrja e shpejt e karabinierëve arriti të shmang masakrën; ata arrestuan pesë persona të armatosur me thika dhe leva hekuri.

Të arrestuarit janë; 22 vjecari Elvis Koci, 20 vjecari Klodian Koci, 27 vjecari Arben Koci, 25 vjecari Renaldo Poze dhe 23 vjecari Mehmet Hasani. Duket se ka qenë Hasani ai që ka ngacmuar vajzën dhe ishte pikërisht ai që ka marrë dëmtimet më të mëdha gjatë konfliktit.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza