Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur! Autori në pranga

Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur! Autori në pranga

Foto ilustruese

Një 33 vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Elbasanit dhe ka marrë dëmtime të lehta në trup pas një sherri me thika. Ngjarja është regjistruar në lagjen "5 Maji", ku sipas policisë 33 vjeçari është plagosur në rrethana ende të paqarta. 

Për këtë ngjarje është arrestuar autori i dyshuar, i identifikuar me inecialet F.S si edhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Në pranga ranë  F. S., 54 vjeç, R. S., 24 vjeç, H. S., 61 vjeç, H. S., 22 vjeç dhe A. B., 33 vjeç. 

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit  jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë dëmtime sipërfaqësore në trup dhe kokë. 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe thika që përdorën autorët e dyshuar në konflikt.

 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Evropiani i tenistëve të vegjël mbahet në Shkodër, mbi 60 sportistë të vegjël për 4 ditë në Shqipëri: E donim fitoren, por u kënaqëm me mikpritjen

Evropiani i tenistëve të vegjël mbahet në Shkodër, mbi 60 sportistë të vegjël për 4 ditë në Shqipëri: E donim fitoren, por u kënaqëm me mikpritjen