Një sherr me thika ka rezultuar me një të vdekur shqiptar në Harburger të Gjermanisë pasditen e ditës së djeshme. Viktima 24-vjeçar është përfshirë në një sherr me 2 të tjerë dhe plaga e marrë me thikë ka qenë fatale për të. Ekipet e shpëtimit kanë luftuar për jetën e 24-vjeçarit në vendngjarje, e kanë ‘rikthyer në jetë’ dhe e kanë dërguar në spital. Por as një operacion emergjent nuk mundi ta shpëtonte shqiptarin. Ai ndërroi jetë mbrëmjen e sotme nga plagët e rënda me thikë në pjesën e sipërme të trupit.
Shqiptari ishte përplasur me një 36-vjeçar maqedonas. Dy të rinjtë njiheshin me njëri-tjetrin dhe mësohet se janë përleshur edhe më parë. Të dy kishin përdorur thika në përplasje. Ndërsa 24-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda, 36-vjeçari ka pësuar një prerje në kokë. Një shoqërues 51-vjeçar i maqedonasit ka mbetur i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë. Ai shkoi vetë në spital dhe tani është jashtë rrezikut.
SHTETI YNE DUHET TE KUJDESET PER SHQIPTARET NE EUROPE TE PAKTEN,,,,JO TE BEJE SEHIR,,,TURP....
Përgjigju