TIRANE- Një sherr banal për motive të dobëta, ka përfunduar në përdorimin e mjeteve të ftohta mes 2 adoleshentëve, nxënës të një klase në shkollën mesme “Qemal Stafa” , në Tiranë.

Mësohet se adoleshentët kanë nisur zënkën në klasë për motive banale, në qendër të të cilave qëndronte rrjeti social Facebook. Sapo kanë dalë nga ambjentet e shkollës, pikërisht tek dera e oborrit, të rinjtë kanë nxjerrë thikat nga ku edhe kanë mbetur të plagosur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit dhe pasi janë ndaluar janë transportuar në Spitalin Ushtarak ku po marrin edhe ndihmën e parë mjekësore.Nxënësit e plagosur Elton Zeqollari dhe Geraldo Lumani.
(sg/shqiptarja.com)