GRAMSH- 15-vjeçari Fatjon Bici, nxënës i klasës së 9-të ishte nisur për në shkollë si çdo ditë tjetër, por nuk u kthye shëndosh në shtëpi. Ai u godit me thikë në zemër, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe disa bashkëmoshatarëve. Ai u godit me thikë në një park të qytetit të Gramshit, bashkë me kushëririn e tij M. Lici, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës. 

Në stolin e parkut ka mbetur çanta e shkollës dhe xhupi... Jeta u ndërpre në mes për një sherr, që siç tregojnë shokët e shkollës e  ka zanafillën në rrjetet sociale.

“I njoh të dy janë kushërinj. Mesa kam marrë vesh janë zënë se kush është më i fortë dhe se kush është më i dobët. Sherri ka ndodhur pas mësimi, më thanë shokët.Ishin çuna shumë të mirë, ndodhi për shkak të një loje. Kur erdha nga shkolla pashë që ishte rrethuar zona. Jam e tronditur, ishin të dy shumë çuna të mirë si viktima si i plagosuri”.- u shprehën shokët e tij.

Kushëriri i tij M.Liçi, nxënës  shkollës 9-vjecare “Asllan Shahini” ishte përfshirë disa ditë më parë në një konflikt në rrjetet sociale me një grup adoleshentësh nga fshati Drizë i Gramshit. Ditën e sotme autori i krimit bashkë me 3 shokët e tij shkuan në qytet në lagjen e njohur si 85-sa dhe sulmuan me thikë e doreza M.Liçin dhe kushëriri i tij Fatjon Bici u fut për t’i ndarë, por gjeti vdekjen. Policia tha se ka ndaluar 4 adoleshentët agresorë, mes tyre autori i krimit, të gjithë nxënës të moshës nga 14 dhe 15 vjeç.

Armët e krimit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:46
Vdekja e 15 vjeçarit pas sherrit mes adoleshentëve në Gramsh, Kushi: Tronditëse! Institucionet dhe familja të bashkëpunojnë për të luftuar fenomenet negative

1681976296_Screenshot4.jpg

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gramsh ku një 15 vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pasi ndërhyri për të shuar një sherr të ndodhur mes shokëve të klasës.

Kushi në reagimin e bërë, e ka cilësuar si tronditëse ngjarjen që ka ndodhur jashtë mjediseve të shkollës dhe u ka bërë thirrje institucioneve arsimore dhe familjeve që të forcojnë më shumë bashkëpunimin për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë.

Reagimi i plotë i Kushit:

Jam thellësisht e tronditur nga ngjarja e ndodhur sot në Gramsh, ku një adoleshent ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me bashkëmoshatarët e tij.

Pavarësisht se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugë, jashtë mjediseve të shkollës, institucionet tona arsimore, së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese, prindërit dhe familjet, duhet të forcojmë më shumë bashkëpunimin për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë, të cilat çojnë në ngjarje të tilla të rënda.

Një nga prioritetet në sistemin tonë arsimor është forcimi i sigurisë në shkolla, për të cilën punojmë fort duke rritur nga viti në vit numrin e punonjësve të shërbimit psiko-social dhe oficerëve të sigurisë, si dhe duke i trajnuar ata dhe mësuesit në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë, ne duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri që të rrisim vigjilencën për të parandaluar, identifikuar dhe menaxhuar raste të konfliktit në shkollë, familje dhe kudo tjetër.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e adoleshentit, duke shpresuar që të mos kemi kurrë më ngjarje të tilla.

Ora 16:05
U fut për të ndarë djemtë në sherr dhe gjeti vdekjen, shokët e klasës së 15-vjeçarit: U zunë se kush është më i fortë! Jemi të tronditur

 

Dy shokët e klasës së viktimës Fatjon Bicit dhe kushëririt të tij të plagosur me iniciale M.L., kanë zbardhur detaje nga ngjarja. Sipas asaj që thuhet nga ata, sherri mes të rinjve në Gramsh ka nisur si një loje në rrjete sociale se “kush është më i fortë”. Në fakt viktima dhe kushëriri i tij nuk kishin lidhje fare me ngjarjen, ata thjesht hynë për të ndarë djemtë që po ziheshin pas mësimit.

“I njoh të dy janë kushërinj. Mesa kam marrë vesh janë zënë se kush është më i fortë dhe se kush është më i dobët. Sherri ka ndodhur pas mësimi, më thanë shokët.

Ishin çuna shumë të mirë, ndodhi për shkak të një loje. Kur erdha nga shkolla pashë që ishte rrethuar zona. Jam e tronditur, ishin të dy shumë çuna të mirë si viktima si i plagosuri.”-thanë ata për gazetarin e Report Tv, Ronaldo Gjoshi