Sherr me thika në Tiranë, plagoset 19-vjeçari

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 19-vjeçari

TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të fushës ‘Ali Demi’ në Tiranë, ku ka mbetur i lënduar një 19-vjeçar me iniciale O.Sh. Sherri ka ndodhur pas një konflikti mes adoleshentesh, i cili ka agravuar deri në përdorimin e thikave.

I plagosuri ka marrë dëmtime në kurriz dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin e autorit, por edhe personave të tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në ngjarje.

‘Më datë 21.02.2023, rreth orës 21:00, Salla Operative ka marrë njoftim se në afërsi të fushës "Ali Demi", është dëmtuar, në rrethana ende të paqarta, dyshohet me mjet prerës shtetasi O. Sh., 19 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët