Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti me thika në Tiranë. Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin L.K, 20-vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I.GJ. Ky i fundit u procedua penalisht në gjendje të lirë nga blutë e kryeqytetit.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, i shtetasit L. K., 20 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin I. Gj., 28 vjeç. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë dhe i dëmtuari I. Gj., pasi ka goditur me sende të forta shtetasin L. K.”- njofton policia.

Komente

