VIDEO/ Sherr për 'ngacmime gocash' në Shkodër! 18 vjeçari plagos 3 bashkëmoshatarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë! Vetëdorëzohet pas disa orësh autori

SHKODËR- Tre persona janë plagosur në Shkodër si pasojë e një sherri me thika të ndodhur pranë poliklinikës në qendër të qytetit. Mësohet se rreth orës 12:30 në lagjen ‘Qemal Stafa’, një 18 vjeçar i identifikuar si  Aldo Hasa pas një konflikti, ka plagosur me thikë 3 bashkëmoshatarë të tij. Të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Raportohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra. Sipas burimeve, sherri mes të rinjve ka ndodhur për ngacmime të gocave bashkëmoshatare.  

Pas disa orësh në kërkim, Hasa është vetëdorëzuar në polici ku dhe është arrestuar. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:44
Sherr për 'ngacmime gocash' në Shkodër, arrestohet autori

Arrestohet autori i plagosjes së trefishtë, të ndodhur mesditën e sotme. Në pranga ka rënë Aldo Hasani. 

"Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, ku shtetasi A. H., pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij dhe u largua, shërbimet e Komisaritait të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Shkodër, janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë ushtruar kontrolle të shumta në ambiente të ndryshme, në akse rrugore dhe në lagjet e qytetit të Shkodrës. 

Për shkak të presionit të Policisë dhe falë negociatave me familjarët e shtetasit A. H., u bë e mundur që rreth orës 20:00, ky shtetas të vetëdorëzohej në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Shtetasi A. H. plagosi me mjet prerës thikë, bashkëmoshatarët e tij, shtetasit K. H., E. T. dhe Xh. P. Shtetasi Xh. P. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë, pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje", njofton Policia. 

Ora 13:10
Detaje të reja nga sherri me thika në Shkodër, 18 vjeçari plagosi 3 bashkëmoshatarë në lokal, policia në ndjekje të tij

1680865963_pl.JPG

Detaje të reja janë mësuar nga sherri me thika i ndodhur mesditën e sotme brenda një lokali në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë, një 18 vjeçar i identifikuar si A.H ka plagosur me thikë 3 bashkëmoshatarët e tij dhe është larguar nga vendngjarja. Policia është vënë në ndjekje të tij.

B.V/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 07/04/2023 16:01

    Shkodra eshte bere si Medelin! Gjysma e te rinjve qe verdallosen ne qytet presin rastin te mbjellin kanabis dhe gjysma tjeter t`a trafikojne e t`a shesin bashkemoshatareve te tyre. Policia nuk patrullon neper shkolla ku nxenesit e klases se 9-te dhe gjimnazit jane te armatosur me thika, pistoleta shkopinj e doreza hekuri (pjesa me e madhe per t`u vetembrojtur!!) Jane dhjetra OJF e institucione shteterore dhe askush nuk e ka mendjen tek kriminaliteti qe i ka perfshire te rinjte, te cilet duke u udhehequr nga modeli i keq qe prezantohet papushim ne mediat e rrjetet shqip[tare, perpiqen ti kopjojne ne menyren me te keqe te mundshme. Nuk shpresoj qe keta aktore te bejne ndonje perpjekje ne kete drejtim por kam shprese se komuniteti shkodran do t`i therrase ndonje dite mendjes sa nuk eshte vone. Turp per policine e bashkine qe kullosin bar dhe nuk parandalojne krimet ne mes te qytetit!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja