Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, pasi goditën me sende të forta 3 persona të tjerë.
Policia bën me dije se të 7 personat u përfshinë në një konflikt me njëri-tjetrin për motive të dobëta, por nuk jepen më shumë detaje.
Në pranga ranë S. M., 49 vjeç dhe E. M., 21 vjeç, dhe kanë nisur hetimet për A. M., 20 vjeç dhe B. M., 16 vjeç. Këta persona goditën me sende të forta shtetasit R. Xh., 22 vjeç, E. M., 20 vjeç dhe S. Gj., 53 vjeç, të cilët kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spital ku po marrin kujdesin e duhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.