Dy të dënuar në burgun e Reçit, Altedi Jolldashi dhe Sebastian Ogiçi, kanë rrahur me grushte të dënuarin S.G, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, pas një konflikti për arsye ende të paqarta. Burime për Report Tv bëjnë me dije se fillimisht mësohet se ata kanë pasur një debat verbal dhe më pas janë përfshirë në konflikt fizik.
Menjëherë kanë ndërhyrë gardianët e burgut duke i ndarë personat e përfshirë në konflikt, ndërkohë që Policia e Burgjeve ka zhvilluar edhe kontrolle në ambientet e burgut të Reçit, ku në qelinë e Sebastian Ogiç është gjetur një aparat celular, bashkë me karikues.
Pas ngjarjes, ndaj Sebastian Ogiç është vendosur një tjetër masë arresti për ‘plagosje të lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim’, dhe ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në qeli’. Ndërsa ndaj Altedi Olldashit nisën hetime për ‘plagosje të lehtë me dashje, të kryer në bashkëpunim’.
Altedi Jolldashi është i dënuar për veprën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’ dhe Sebastian Ogiç, i dënuar për ‘vjedhje me armë dhe dhunë në bashkëpunim’ me disa persona të tjerë.
Ndërkohë një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur të plotë konfliktin mes tyre.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento