Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.13 në zonën e Plazhit, ku sherri mes dy personave për motive banale ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.
51-vjeçari A.Ç. ka goditur me thikë 55-vjeçarin A.S., 55 vjeç, të dy banues në Durrës. Autori është kapur menjëherë, në tentativë për t'u larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë që i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.
Komento