Një plagosje me thikë ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, mes katër personave, pronarë të dy lokaleve. Dy vëllezërit me iniciale E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me dy persona të tjerë, J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç, fillimisht verbalisht dhe më pas me karriget e lokaleve.

3 prej tyre kanë marrë mjekimin në spital dhe do të shoqërohen në komisariat së bashku me personin e katërt. Nga konflikti ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të tjerët kanë dëmtime të lehta nga karriget.

Nga hetimet e para dyshohet se konflikti ka patur si shkak hapësirën publike duke patur pretendime për vendosjen e karrigeve dhe tavolinave në pjesën e jashtme të dy lokaleve.

Pritet të merren deklaratat nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lajm në përditësim...