Një konflikt mes dy shoferëve të furgonëve është shënuar rreth orës 12:00, pranë tregut të qytetit të Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes Lufti Kaziu dhe Iljaz Istrefi, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përplasjen mes tyre.

Gjatë konfliktit, Iljaz Istrefi dyshohet se është goditur me një levë në kokë. Ai është transportuar në spitalin e Kavajës, për mjekim të specializuar, ndërkohë Lufti Kaziu, është ndaluar nga Policia e Kavajës.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.