Dy të rinj në Elbasan janë përfshirë në një konfliktë për motive të dobëta, i cili ka degraduar në plagosejn me kaçavidë të një 23-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu " në ambientet e një lokali.
Mësohet se dy të rinjtë që janë konfliktuar janë një 19-vjeçar me iniciale E.B., dhe një 23-vjeçar me inicale A.A., të dy nga Elbasani. Ka qenë 19-vjeçari, i cili gjatë përplasjes ka goditur me thikë të riun 23-vjeçar. Autori i plagosjes ka është shoqëruar në polici, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.