Rreth 20 persona mes tyre edhe shqiptarë janë konfliktuar në Itali ku njëri prej tyre mbeti i plagosur dhe është dërguar në spital.

Mediat italaine bëjnë me dije se i plagosuri është një shqiptar i cili u rrah nga 3 bashkëatdhetar. Ndërsa vijojnë ende hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij sherri.

Sipas të përditshmeve ata bërtisnin duke shkaktuar rrumujë në lagje ndërsa sipas banorëve ata flisnin në gjuhë të huaj. Vetëm pas ardhjes së policisë grupi u shpërnda duke i humbur gjurmët.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)