ZVICËR- Një çift shqiptarësh nga Kosova kanë mbetur të lënduar orët e para të mesnatës në Zvicër, si pasojë e një konflikt që ka përfunduar me përplasje fizike. Deri më tani është mësuar se është plagosur një 46-vjeçar, i cili ka marrë plagë të rënda në fytyrë, ndërsa bashkëshortja e tij 43 vjeçe është në gjendje me të mirë shëndetësore.
Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga forcat e policisë së Zvicrës, i cili akuzohet si autori i kësaj ngjarjeje. Po ashtu edhe ai është shqiptar i Kosovës. Arsyet e këtij debati end nuk janë bërë me dije ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.