Një 26-vjeçare ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë dhe kanë nisur hetimet për dy të tjera, pasi u përfshinë në një konflikt me njëra-tjetrën.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë 26-vjeçarja me inicialet A.H., të cilës policia i gjeti edhe një dorezë metalike.
Ndërkohë u proceduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe. Nuk dihen arsyet që çuan në konfliktin mes vajzave.
Komento