UASHINGTON - Një debat i nxehtë me fjalë që për pak ka shkuar në përballje fizike raportohet të ketë ndodhur brenda mjediseve të Shtëpisë së Bardhë. Gazeta The Telegraph shkruante se protagonistë kanë qenë dy nga njerëzit më të afërt të presidentti Obama, kreu i departamentit të drejtësisë Eric Holder dhe këshilltari e strategu i fushatës për rizgjedhjen e Obamës David Axelrod.
Gjithçka ka nisur nga zemërimi i Holder për faktin se Axelrod kërkonte te fuste në stafin drejtues të departamentit të tij një njeri politik nga Shtëpia e Bardhë. Axelrod madje i kishtë bërë publike pakënaqësitë e tij me Holder lidhur me disa çështje të trajtuara gabim në të kaluarën duke kërkuar vendosjen e një personi ‘kontrollues’ në Departamentin e Drejtësisë.
Sipas raportimeve, të dy kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit duke bërtitur e duke u afruar gjoks me gjoks, saqë është dashur ndërhyrja e Valerie Jarret, një këshilltare e Obamës, e cila i ka ndarë fizikisht dy politikanët.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com