GREQI-Një shqiptar 26-vjeç, ende i paidentifikuar ka humbur jetën pas një përplasje në Athinë mëngjesin e ditës së djeshme.

Sipas mediave greke, shqiptari u qëllua me thikë nga një tjetër person, ndërsa pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital ndërroi jetë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe arrestuar autorët.