Një sherr mes fqinjëve në Elbasan i ndodhur gjatë ditës së sotme ka agravuar, duke bërë që një i ri të lyejë murin me benzinë dhe ti vërë flakën.
Pas sherrit i riu Ndriçim Zekthi, i ka vënë flakën murit, por që është shuar menjëherë duke frenuar përhapjen e flakëve.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Hajdaran dhe deri në këto momente nuk dihet se cili ka qenë shkaku që ka sjellë konfliktin mes fqinjëve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Report Tv mëson se nga konflikti nuk ka pasur persona të lënduar, por deri më tani janë shoqëruar disa persona. Fqinjët thonë se djali që i ka vënë flakën murit, më parë ka pasur konflikte me familjarët e tij.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vpo vijon punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.
Flasin fqinjët lidhur me konfliktin e ndodhur pak më parë në Elbasan, ku Ndriçim Zekthi më pas i ka vënë flakën murit.
Fqinjët thonë se djali që i ka vënë flakën murit, më parë ka pasur konflikte me familjarët e tij.
“Nuk e di si ka nisur ngjarja. Unë e ka shtëpinë më larg. Ka ndezur benzinë dhe ka hedhur letrën. Nuk është i sëmurë ai. Më parë ka pasur konflikte me familjen e tij”, tha ajo.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)