Ky i fundit, mori fjalën nga foltorja e parlamentit, për t’iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Rama për lidhje me krimin.
Teksa fliste, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani iu drejtua Braçës: "Pusho o këlysh kone"!, pas fjalëve fyese që ky i fundit shkëmbeu me Berishën.
Ish-kryeministri ka hedhur një seri akuzash drejt Braçes, duke moskursyer as fyerjet kur e quajti atë: "Këlysh qeni!"
Pasi Braçe ia ktheu ish kryeministrit: Pusho plak matuf!, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka është ngritur nga karrigia dhe u drejtua për te foltorja e Parlamentit, ku edhe ka ngritur dorën në drejtim të deputetit socialist.
Ky moment i përplasjes së deputetëve ka detyruar kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, të kërkojë ndërhyrjen e Gardës, ndërsa njëkohësisht ndërpreu edhe punimet e seancës.
Pas 5 minutash, seanca rifilloi sërish, por vetëm për disa minuta pasi situata mes palëve u ndez sërish.
Këtë radhë ishte deputet Roland Keta ai i cili tentoi të godasë Erion Braçen.
Për të dytën herë brenda pak minutash, parlamenti u ndërpre përfundimisht.
(Momenti kur Paloka shkon në foltore dhe godet Braçen, më pas ndërhyn Garda)
(Momenti kur Paloka shkon në foltore dhe godet deputetin Braçe)
(Momentet e debateve)
Ora 15:30 Berisha: Me gjuhë rrugeçërish duan të mbulojnë vjedhje
Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh gjatë një prononcimi për mediat, jashtë Kuvendit se mazhoranca u revoltua pas denoncimeve të tij për korrupsion.
Duke iu referuar sherrit që solli edhe ndërprerjen e seancës së Kuvendit, Berisha tha se hidhen përpjetë dhe mendojnë se me gjuhë rrugeçërish dhe ordinerësh, do të mbulojnë gjurmët e tyre.
Ai akuzoi socialistin Erion Braçe dhe kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi se kanë përfituar 1.2 milionë dollarë nga tenderi i rikonstruksionit të një rruge.
"Beteja me kusarët është një betejë për jetë a vdekje. Këtu në parlament unë solla dokumenta që dëshmojnë vjedhjet më flagrante dhe më të paimagjinueshme me firmat dhe vulat e tyre. Këta hidhen përpjetë dhe mendojnë se me gjuhë rrugeçërish, me gjuhë ordinerësh do mund të mbulojnë vjedhjet e tyre. Siç e dëgjuat unë solla dokumenta zyrtare, të cilat faktojnë se Safet Gjici nga 6 tendera që fitoi në vitin 2013 ka arritur të fitojë vitin e kaluar 58 tendera. Solla dokumenta të pakundërshtueshme, në të cilat Sadri Abazi nga asnjë tender në 2013 fiton 16 tendera në vitin 2015. Solla dokumenta të pakundërshtueshme, zyrtare, të cilat faktojnë se Pjerin Ndreu nga 4 tendera në 2013 fiton 16 tendera në 2015. Solla dokumenta origjinale, në të cilat Kokoneshi, kryetari i Bashkisë Divjakë, shpallë fitues, dhe të dhënat janë se bashkë me deputetin ka ndarë 1 milionë dollarë, kompaninë me një tender 337 milionë lekë fond limit, përjashton kompanitë që japin 220 mln për tenderin dhe tenderin e fiton kompanina me 317 mln lekë, pra rreth 1 mln e ca dollarë më shumë, pasi thuhet gjerësisht se Kokoneshi bashkë me kokoneshin tjetër këtu në parlament, i cili përdor një gjuhë ordineri, kanë futur në xhepa 1 mln dollarë. Solla dhe shëmbuj të tjerë që e kanë dhënë edhe mediat, kur një rrugë e Edi Ramës, prej 930 metra, në fshatin Lin, shpenzohen për ndërtimin e saj 9.9 mln dollarë në një kohë kur e gjithë rruga nga Lini në Pogradec është prokuruar me 21 mln dollarë. Pra, solla fakte të tjera. Kur drejtori socialist i ujësjellësit të Pogradecit, i cakton vetes rrogën 2.5 milionë lekë, në kundërshtim të të gjitha ligjeve, përdorim telefoni pa limit dhe një klauzolë që nëse ikën nga puna ka të drejtë të shpërblehet me 50 mln lekë. Pra siç e shifni kusaria shtetërore e kësaj mazhorance është e pakufishme por vendosmëria jonë për të luftuar, është absolute", u shpreh Berisha
A ju duket normale që një deputeti ti cënohet siguria? Ju e patë vrapin që bëri zoti Keta drejt foltores
Cila siguri? Nuk kërcënoi njëri zoti Keta. Aty deputetët janë të mbrojtur. Normale nuk është që ai që akuzohet për këtë, para zgjedhësve të tij dhe para shqiptarëve t’u thotë se si ka mundësi kjo, kjo është më normale, edhe për ju është më normale kjo. Këtu janë 120 milionë lekë diferenca midis kompanisë që ka dhënë çmimin më të mirë dhe kësaj që ka dhënë çmimin më të shtrenjtë. Këtu normale është që ai të dali dhe t’u thotë shqiptarëve se si ka mundësi, ku shkoi 1 milionë e 200 mijë dollarë të tyre. Kush i vodhi, kush i mori. Kjo është gjëja më normale. Normale janë që këta kusarë s’duhet të kenë vend në parlament, normale janë që paratë e shqiptarëve s’duhet të vidhen në këtë mënyrë, normale janë që veprimet e Kokoneshit, të cilin e kam denoncuar së bashku me këtë deputet që përdor gjuhë rrugaçi. A e dini ju që Laguna paguante taksa 400 mln lekë në vit, në mos 600, s’paguajn asnjë qindarkë se të gjitha i paguajn Kokoneshit dhe Braçeve të tjerë. Këto janë gjerat normale të cilat duhet të zgjidhen. Pastaj natyrisht që gjëra të tilla të revoltojnë vërtet. Se duke lëxuar këto mendoja se çfarë dua unë në këtë parlament, c’farë duhet të bëjë njëriu në këtë parlament, dhe këto ishin vetëm disa, ato që më kapi dora, por janë dosje të tëra me këto.
Zonja Leskaj dhe zoti Suli shprehën vullnetin për t’iu drejtuar kushtetueses, a do ti rikthehet opozita tryezës së dialogut të reformës në drejtësi?
Problemi është a do dalin nga vagoni këta deputetë apo jo. Ti bën një pyetje me shumë të drejtë dhe kërkon që shikuesit ët marrin transparencë të plotë. Ju e patë, zoti Suli dhe zonja Leskaj e bënë punën e tyre, deklaruan që ta kërkojnë të shkojnë në kushtetuese sespe nuk duan të personalizojnë dhe të bëhen si bllokatorë të reformës në drejtësi. S’duan ata por do Edi Rama, në vagon do rrini u tha socialistëve dhe sado që shoferi i lokomotivës u largua, ata rrinë aty. Sa kohë do rrinë? S’varet nga unë kjo. Ne natyrisht besojmë që reforma është e domosdoshme dhe do bëhet. Këto janë përpëlitje për ta penguar. E kishin në dorë ta bënin që sot, s’kishte asnjë vështirësi që ti votonin që sot, mund ta shtynin madje seancën në mënyrë që nesër të uleshin për reformën, fituan një javë kohë por ajo do bëhet.
Zoti Berisha, a ka ndikim në qëndrimin e PD me parlamentin?
Jo, qëndrimi i PD, çfarëdo që të bëjnë ata, këto dokumenta, të paktën në atë platformë do shkojnë pa asnjë lloj hezitimi. Por atyre as u nxihet as u skuqet fytyra prej tyre por ne shqiptarëve do t’jua themi se janë avoketër të krimit. Eshtë po ky eksponent që ka një gjuhë prej rrugaçi, që kur denoncoja avionët thoshte se aty nuk ka rrugë, pra maskonte dhe mohonte pistën e avionëve të drogës sepse është i pudrosur. Eshtë po ky, që me Kokoneshin, pasi i dështoi flota ajrore u kthye tek Laguna dhe vjedhin paratë e Lagunës, kur ky që i shet tenderin për hesap të xhepit të vet me Kokoneshin për 1 mln e 200 mijë dollarë më shtrenjtë.
Zoti Berisha ju thatë që zoti Braçe përdori një fjalor fyes por dhe ju u përgjigjët në të njëjtën mënyrë?
Deputeti që thoni ju, që u akuzua direkt nga unë për një seri tenderash të bashkisë së Divjakës, njëri prej të cilëve ëshët ky që thotë: Fondi limit për sistemim dhe asfaltim të rrugës Mërtish - Tre Ura 337 milionë. E fiton kompania Salillari me 317 milionë dhe përjashtohet pa asnjë motiv kompania “Alba kosntruksion” me ofertën 212 mln. Nëse këta në 3.3 milionë dollarë vjedhin 1.2 milionë, atëherë fatuar ka shkuar në 40%. Ndaj deh ai duhet të dilte të fliste për këtë akuzë, pasi unë e thashë që nuk është vetëm Kokoneshi por është edhe deputeti i Kokonëshit, dhe deputeti është ky (Braçe).
Ju thatë se flisni me fakte, pse nuk treguat edhe dokumentat që implikojnë deputetin?
Fakt më të madh se ky nuk ka. Po të isha deputet i asaj zone unë, nuk do bëja atë që bëri ky, por e denoncoja aty dhe zotohesha para zgjedhësve të mi se Kokoneshin do ta coj në Prokurori. Po nuk i thotë dot këto asnjë prej tyre sepse kanë mbushur xhepat me para. Po të isha deputet i asaj zone nuk do thoja që s’ka pistë avioni apo që fshati nuk ka rrugë ndërkohë që rrugën e kisha shtruar unë, dhe që është e shkëlqyer, jo për aviona droge por për fshatarët, nuk do thoaj për Lagunën që paguan taksa në një kohë që nuk paguan asnjë qindarkë. Kur përdor mandatin për këto avokatira do të thotë që je në tavë.
Panama Papers ka pushtuar opinionin…
Siç e dëgjove unë bëra një sqarim që besoj se duhet ta kishit kapur. Në mars të 2013, me një kompani kanadeze prestigjioze, të njohur për teknikën e markimit dhe shënjuesin sepse e ka patentë të vetën, firmosëm një kontratë e cila parashikonte markimine të gjithë naftës që prodhohej dhe shitej në Shqipëri. Sepse kishim konstatuar që kriminelët merrnin naftën nga pusi dhe vinin e ja u shisnin qytetarëve në benzinate. Krim më të shumtuar se ky nuk ka. Sasia e squfurit në këtë naftë, në tërësi është shumë e lartë kurse në naftën shqiptare është stratosferike. Sa erdhën këta, thanë do e përjashtojmë naftën që nxirret. Kush do e përjashtojë? Koçoja, sepse donte t’u shiste shqiptarëve naftën bruto të puseve për naftë të rafinuar. Cfarë ndodhi? Kontrollet kapën 4 milionë litra naftë, të cilat janë sasi kolosale squfuri në ajër, janë sasi kanceri për njerëzit. E çuan në Gj Kushtetuese e cila e shqyrtoi këtë kontratë dhe e gjeti kushtetuese dhe ligjore në çdo aspekt. Në 2015 ndodhi që Edvin Rama, kundrejt xhepit, pranon që GFI të largohet në shtator dhe të vijë Global Edvin International, absolutisht në shkelje të kontratës dhe në mënyrë kategroike nuk bëhej pa një rryshfet shumë të madh. Global kishte kompani linje, dhe kompania e linjës në kundërshtim me kontratën u la të ikte. Pse u la të ikte? Ajo gjeti e shiti, kryeministri mori paratë, sepse pa para nuk bëhet kurrë ajo. Unë e kam mësuar këtë vetëm mbrëmë vonë, gjë e pabesueshme, se kur ma thanë një herë e verifikova nja tre herë. Dhe për të maskuar këtë operacion mega korruptiv kanë lrijuar një kompani me emër të ngjashëm, mbrapa të cilit është Olsi, Ahmetaj, cili të doni mund të jetë, mund të jetë Rama, kryesisht ai.
Siç më thonë specialistët të cilëve unë ju besoj, është bërë në kundërshtim me kontratën. Besoj se kjo flet vetë.
Panama Papers është një procedurë absolutisht ligjore. Cdo kompani ka të drejtë të shkojë të regjistrohet atje me dy kushte; të mos bëjë evazion fiskaldhe të mos bëjë transferim të çmimit, nëse do të operojë që andej mund ta bëj. Një gjë është e sigurtë, që GFI, kanadezja, u bllokua dhe nuk ka patur aktivitet kështu që nuk besoj që të ketë arritur të transferojë kapitale nga Shqipëria në Panama për operacione. Në shtator të 2015 ajo paska ikur, këta e kanë përzënë atë. A e dini që dy javë më parë Arben Ahmetaj ka urdhëruar që të shenjohet dhe nafta e nxjerrë e puseve. A mund ta pyesni pak se pse e bllokoi tre vjet dhe e bën tani? Ja ai që tha se ka emra, ka emrin e vet me të Edi Ramës.
Qeveria po ben një ligj që të deklarohen të gjithë aksionerët përsa i përket offshoreve. Jeni dakort?
Plotësisht dakort, çdo ligj dhe vendim që i shërben transparencës ka mbështetjen tonë. Por problemi është ky; Panama offshore është Surreli, Panama offshore është një pallat aty afër shpisë sime, Panama offshore është Beqja, Panama offshore është Kokëdhima, këta kanë parajsën këtu s’kanë nevojë të shkojnë atje.
Ata thonë se është edhe djali juaj...
Të shkojnë e të japin një fakt të vetëm, i kanë të gjitha pushtetet, të githa institucionet. Ata mbrohen me mashtrime por mashtrimet nuk i shpëtojnë.
Ora 15: 43 Spaho: Kërkojmë dënim maksimal për Erion Braçen
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho u shpreh se opozita do të kërkojë përjashtimin nga Kuvendi, të deputetit socialist Erion Braçe. Sipas tij, ligjvënësi socialist duhet të marrë dënim maksimal, pasi është e disata hrë që përdor fjalor vulgar.
"Kërkuam mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, për të marrë masa ndaj deputetit Erion Braçe. Duhet të marrë dënimin maksimal pasi është e disata herë që përdor fjalor vulgar. Jo vetëm ndaj deputetëve, por pak kohë më parë edhe ndaj kolegeve femra, ju e keni të regjistruar me kamera. Dhe kaloi pa u dënuar, ndërsa ndaj deputetëve të opozitës u morën masa", u shpreh Spaho.
Ora 15: 20 Braçe: S’më shkon mendja të kem frikë nga kjo bandë
Deputeti socialist, Erion Braçe, protagonist i përplasjeve të sotme në seancën e Kuvendit, u shpreh se nuk do të tolerojë asnjë fyerje në drejtim të tij.
"Kjo është opozita e dekriminalizuar. Kanë futur në atë sallë lloj-lloj robsh atje brenda. Njëherë të vetme do tu përgjigjem edhe këtyre që shajnë e pështyjnë...kanë vjedhur shqiptarët, kanë vrarë shqiptarët. Unë hyj tek të vrarët dhe tek të vjedhurit. Kam hyrë në parlament nga 26 maji i vrarë nga Sali Berisha dhe banda e tij. Nuk kam për t’i toleruar me fjalët fyese. Fyerjet e një farë Arben Ristani dhe të një farë Sali Berisha", u shpreh Braçe.
Duke komentuar incidentin në foltore, Braçe tha se në drejtim të tij ka shkuar Edi Paloka. Ndërsa i pyetur për veprimet e deputetit tjetër demokrat, Roland Keta, Braçe tha se nuk e njeh se kush është.
“Z.Paloka erdhi drejt meje për të më larguar mua...por s’do të bëjë vaki. Askush nuk mund të më largojë nga foltorja. Këtë që thoni ju, Roland Ketën nuk e njoh. Unë kur kam kaluar 26 majin e këtij krimineli dhe 21 janarin e këtij krimineli, s’më shkon mendja të kem frikë nga kjo lloj bande”, deklaroi Braçe.