Një sherr i nisur brenda një lotoje sportive ka përfunduar me krisma armësh mesditën e sotme në zonën e "Astirit" në Tiranë.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur persona të plagosur, por paniku mes banorëve ka qenë i madh. Sherri ka ndodhur në katin e parë të një pallati në zonën e "Astrit", ku ndodhet edhe një pikë bastesh sportive.
Policia ka dhënë detaje për ngjarjen duke sqaruar se një person ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër. Blutë kanë gjetur në vendin e ngjarjes një gëzhojë, ndërkohë që po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 10.06.2018, rreth orës 13:10, në zonën e Astirit në Unazë të Re, ka patur një të shtënë në ajër me armë zjarri.
Nga verifikimet e deritanishme nuk ka njerëz të lënduar.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.