TIRANE- Situata brenda PD nuk është e lehtë për shkak të përplasjeve që tashmë kanë marrë formë. Burime brenda grupit parlamentar të PD informojnë se kreu demokrat Lulzim Basha ka kërkuar një distancim të fortë me socialistët, duke kërkuar që deputetët por dhe kupola blu të mos ketë asnjë komunikim me me deputetët e PS, asnjë kafe apo komunikim, por vetëm debate të forta dhe opozitarizëm real. Dhe një kërkesë të tillë ultimative Basha e ka përsëritur dhe në dy mbledhjet e fundit të grupit parlamentar. Njëherësh përplasja ka nisur dhe në bazë, teksa ka nisur lufta e fortë për eliminimin e gjithë grupit që mbështeste të ndjerin Sokol Olldashi.
Kështu të deleguarit e rinj të dërguar nëpër rrethe mësohet se e kanë marrë tashmë detyrën: Asnjë nga ish-mbështetësit e Olldashit të mos jetë në strukturat vendore, në drejtimin e PD në bazë dhe delegatë në Kuvendin Kombëtar që do zgjedhë këshillin Kombëtar që zgjedh kryesinë, sekretariatin e nënkryetarët e PD. Kundërshtarët e kreut të ri në PD mësohet se e akuzojnë Bashën se “po zhduk të gjithë mbështetësit e Olldashit nëpër rrethe, duke i zëvendësuar me njerëz të cilët as që dihet se nga vijnë. Eshtë shumë absurde, madje makabre pasi Basha po konkurron me një të vdekur tashmë.
I ndjeri Sokol Olldashi s’jeton më ndërsa Basha vijon sërish luftën me të dhe me ata që e kanë mbështetur në gjallje të tij”. Sipas tyre me këtë mënyrë të bëri opozitë PD do qëndrojë mbi 8 vite në opozitë. Ata akuzojnë Bashën për mënyrën se si po e përgatit fushatën opozitare. Sipas kundërshtarëve brenda PD, “Basha po imiton Edi Ramën në fillimin e tij në krye të PD, teksa tenton të tensionojë situatën, të kontaktojë nëpër rrethe me të njejtën mënyrë, të ankohet tek përfaqësuesit ndërkombëtarë për gjithçka, të ngrejë probleme për reformën territoriale etj, duke përdorur të njejtën skemë që përdori Rama me Fierin. Duhet diçka ndryshe sepse historia nuk bëhet asnjëherë dy herë njëlloj”.
Basha në Durrës
Kryetari PD, Lulzim Basha nga Durrësi ku mori pjesë në aktivin e degës, i ka drejtuar një apel të gjithë shqiptarëve, që të marrin pjesë në marshimin e protestës të 20 Shkurtit që do organizohet në Tiranë. “Ndihet kudo një dëshirë e madhe e demokratëve për t’u mbledhur për të rinovuar.
Ndihet një dëshirë po kaq e madhe e një vetëdije e re për bashkimin e ribashkimin e gjithë kontributeve, që nga themeluesit e parë tek anëtarët më të rinj. Ndihet kudo dëshira e rikthimit të atyre që për një arsye a një tjetër mund të jenë larguar a ftohur gjatë viteve por që e ndiejnë se shtëpia e tyre e vetme dhe e vërtetë i thërret, ndihet era e hapjes”, tha Basha.
Shkrimi u publikua sot (13.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com