Sherr në PD,deputetët kryqëzojnë
Bashën: Të votojmë reformën

Sherr në PD,deputetët kryqëzojnë<br />Bashën: Të votojmë reformën
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur këtë pasdite grupin parlamentar të Partisë Demokratike, për të konkretizuar qëndrimin politik në lidhje me reformën në drejtësi. 

Burime brenda grupit bëjnë me dije se çështja kryesore e diskutimeve ka qenë pikërisht paketa e ndryshimeve kushtetuese, ku debati më i ashpër në mbledhje ka qenë mes kreut të demokratëve dhe deputetëve Eduart Selami e Majlinda Bregu. 

Burime brenda takimit, bëjnë me dije se Selami i ka thënë Bashës që e ka futur PD-në në luftë me ndërkombëtarët.

Eduart SelamiNa keni futur në kurthin e sherrit me ndërkombëtarët. Premtove se pas nenit 88 do e votoje, nuk e kuptoj pse nuk e jepni zgjidhjen?

Majlinda Bregu: Ne duhet të dalim me një zgjidhje. Duhet të votojmë reformën, ne sot jemi nevojtarë edhe për të vendosur veten në krahun e kësaj partie. Nuk mund të fshihemi pas detajeve. Nuk mund ti shpallim luftë ambasadës së SHBA dhe t'i lëmë përralat me disversantë. Ne duhet të votojmë, jo të presim votat e Metës. Ne nuk mund të presim deklaratat e Metës për të vendosur çfarë do të bëjë PD.

Astrit Patozi: Duhet të llogarisim forcat, numrat. Nuk mund të mbajmë në kurriz edhe njollën si anti perëndim dhe reforma të kalojë pa ato garancitë që thoni ju. Të shohim numrat nëse bëhemi barrikadë, bllokojmë një reformë të pa drejtë, përndryshe mos të marrim kosto të dyfishtë...

Igli Cara: Manovra e Ramës mos të lëshojë një element teknik është që të mos votojmë reformën. Ju keni mandatin për t’a zgjidhur me Ramën. Në datë 22 në rast mos votimi shqiptarët dhe ndërkombëtarët do të vënë gishtin mbi ata që se deshën, uroj mos të jemi ne, se 99 % të punës me draftin e ka bërë PD, të mos ngecin tek 1 %.

Lulzim Basha: Do vazhdojmë negociatat për Reformën në Drejtësi. Presim që ata të kthehen në rrugën e negociatave për reformën. Propozimi që kemi pranuar mbrëmë është amerikan. Unë dhe PD jemi për reformën, po punojmë për standardet


Vijon...

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar