TIRANE- Grupi i punës për analizën në Partinë Demokratike i ka propozuar liderit demokrat, Lulzim Basha, strategjinë për rikonceptimin e ri të degëve lokale, duke i dorëzuar në tavolinë katër alternativa. Në kohën kur PD ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend, duket se vetë selia Blu nuk ka përfunduar organizimin, teksa koordinatorët kërkojnë rivotimin e kryetarëve.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar fundjavën e kaluar, grupi i punës për analizën e zgjedhjeve të 21 qershorit, i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, ai Organizativ, Eno Bozdo, për Burimet Njerëzore, Fatbardh Kadilli, nënkryetari i PD, Edmond Spaho, kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka, deputetët Genc Ruli, Aldo Bumçi, Florjon Mima dhe Ridvan Bode si dhe anëtari i kryesisë, Tritan Shehu, i ka parashtruar Bashës rrugën e organizimit të strukturës bazë, ku nuk është përjashtuar edhe shkrirja e degëve lokale dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja.
/Shqiptarja.com