Partia Demokratike vijon që të jetë e ndarë në dy grupe, ata që akuzojnë Ramën për vjedhjen e zgjedhjeve në 25 qershor dhe pala tjetër që kërkon nga Basha që të tërheqë ministrat teknikë nga kabineti.
Disa prej anëtarëve të PD, mes tyre edhe anëtari i këshillit bashkiak, Fabian Topollaj nuk e kupton qëndrimin e Bashës, që vijon të mbajë në qeveri 7 ministrat teknikë.
Po reagimit të tij i përgjigjet kryetari i grupit të PD, Paloka i cili kërkon që demokratët të fajësojnë Ramën që vodhi zgjedhjet, sipas tij.
Ministrat teknikë u emëruan nga Rama me propozim të Bashës në bazë të marrëveshjes së 18 Majit, si garanci për opozitën për zgjedhjet e 25 qershorit, por edhe pse procesi mbaroi, rezultati u pranua dhe certifikua, ata vijojnë që të jenë ende në detyrë.
Ministrat teknikë kanë deklaruar se do të qëndrojnë deri në momentin që do të bëjnë raportin për zgjedhjet e 25 qershorit.

Komentet mes Palokes dhe Topollajt
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com