TIRANË- Një 52-vjeçar me iniciale R.K. ka rënë në prangat e policisë pasi  gjatë një konflikti të ndodhur në zonën e Ali Demit ka plagosur me sende të forta katër persona.

Mësohet se përplasja ka ndodhur mes personave që i përkasin komunitetit rom të cilët shesin misra në këtë zonë.

Sherri mes tyre ka agravuar dhe 52-vjeçari ka qëlluar në drejtim të katër personave të tjerë me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Tashmë ndaj tj rëndon akuza për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".