Lefkotheia Karasa, 81 vjeçe nga fshati Nartë i Vlorës po përballet me drejtësinë, nën akuzë për ndërtim pa leje. Ajo jeton e vetme në një shtëpi dykatëshe, ndërsa djemtë janë në emigracion. Para dy vitesh, tregon ajo, shembën kasollen e bagëtive dhe nisën ndërtimin e një kasolleje pak më të madhe me mure. Këtu lindi konflikti me fqinjën që e denoncoi në polici.

“Problemi është se më ra halli në pronën time, në tokën time që ma ka lënë vjehrri. Shtëpinë e kanë ndërtuar djemtë me punën në Greqi. Dy vite që është bërë dhe ka kushtuar shumë. Atje kishim një kasolle dhe duam ta bëjmë të madhe. Kotec për pula a ndonjë tjetër, çfarë të bëjmë duhet ajo...(ndërtesa). Asgjë si kam prishur asaj (komshies) ajo më ka prishur mua gardhin. Erdhi policia më mori mua me forcë. A ju kanë thënë për ta prishur? JO! Ne e kemi në tokën tonë. (qan)”, tha Lefkotheia Karasa.

Prokuroria ka ngritur akuzën ndërtim pa leje ndaj 81-vjecares Lefkotheia Karasa dhe aktualisht çështja është në proces gjyqësor në gjykatën e Vlorës. Referuar kodit penal, "Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet" dënohet me gjobë ose 1 vit burgim.

1663234641_WATERMARKREPORTtv.00433524.Still007.jpg

Koteci i pulava i ndërtuar pa leje nga 81-vjeçarja