Një konflikt i çastit mes dy shoferëve, në një rrugë dytësore me qarkullim të ulët, u kthye në tragjedi me pasojë vrasjen e një 57-vjeçari. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate, në fshatin Bushnesh, pranë rrugës Fushë Krujë-Mamurras. Viktima është Petrit Ndou, i cili humbi jetën pasi u godit me çekiç në kokë. Policia arrestoi në flagrancë si autor të dyshuar të krimit 28-vjeçarin Andi Vokrri, nga Thumana, i cili nuk njihej më parë më Ndoun. Burime pranë policisë i thanë Report Tv se i riu rezultoi të ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes dhe në automjetin e tij ndodheshin edhe dy persona të tjerë.
Nga hetimi paraprak rezultoi se gjithçka nisi për shkak të përparësisë së lëvizjes në një rrugë të ngushtë dhe një gërvishtjeje të lehtë mes dy automjeteve. Fillimisht palët u larguan, por më pas u kthyen, duke agravuar konfliktin deri në fatalitet. Dëshmitare okulare e ngjarjes ishte bashkëshortja e viktimës, e cila deklaroi se i shoqi mori nje goditje me çekiç në kokë nga i riu, goditje që rezultoi fatale. Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi çekiçin që dyshohet se u përdor për vrasjen.
Personat që udhëtonin me autorin e dyshuar i thanë policisë se u përpoqën ta ndalojnë, por 28-vjeçari ka zbritur nga makina dhe shkoi drejt 57-vjecarit me çekiç në dorë. Gjatë marrjes në pyetje, Andi Vokrri mohoi akuzën për vrasje, duke pretenduar se mes tij dhe viktimës ka pasur vetëm debat verbal për fërkimin e makinave. Megjithatë, kundër tij janë disa dëshmi që thonë të kundërtën.
Pas arrestimit të Vokrrit, në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin të pranishëm gjatë konfliktit. Lorenc Goga 26 vjeç dhe Fation Kulla 23 vjeç, akuzohen për moskallëzim krimi. Ndërkohë, familjarët e Petrit Ndout kanë hapur dyert e mortit. Ai është me origjinë nga fshati Porav i Fushë Arrzit, dhe prej disa vitesh ishte zhvendosur në Kamzë.

Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Bushnesh, pranë rrugës Fushë Krujë-Mamurras, ku 57-vjeçaru Petrit Ndou u godit për vdekje me çekiç 28-vjeçari Andi Vokrri.
Pas arrestimit të Vokrrit, policia vuri në pranga edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin të pranishëm gjatë konfliktit.
Lorenc Goga 26 vjeç dhe Fation Kulla 23 vjeç, akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ndërkaq, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Njoftimi i policisë
DVP Tiranë
Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.
Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.
Sekuestrohen 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:
-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;
-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 201.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

I dyshuari për vrasjen në rrugën Fushë Krujë-Mamurras, Andi Vokrri, është marrë në pyetje për të sqaruar dinamikën e ngjarjes. Ai ka mohuar se është autor i vrasjes së 57-vjeçarit Petrit Ndou. Sipas 28-vjeçarit, janë zënë me fjalë vetëm për kalimin dhe fërkimin e makinave.
Autori ka rezultuar i dehur në timon dhe në makinë ka qenë edhe me dy persona të tjerë. Pasi makinat janë fërkuar, fillimisht janë larguar në distancë, por më pas janë kthyer për t'u zënë.
Dëshmitar okular në vendngjarje ka qenë bashkëshortja e viktimës Petrit Ndou, e cila ka rrëfyer të gjithë dinamikën dhe se bashkëshorti i saj u qëllua me çekiç nga i riu.
Personat e tjerë në makinë kanë dëshmuar se kanë tentuar ta ndalojnë, por autori i dyshuar ka ikur vetë me çekiçin në dorë. E ka qëlluar vetëm 1 herë me çekiç në kokë dhe Ndou ka gjetur vdekjen.
Si provë materiale policia ka gjetur çekiçin, i cili dyshohet të jetë përdorur në ngjarje.
Komente












Po /shendeti/ i makines si eshte,se per gervishtjen qe pesoi,njeri perfundoi i vdekur e tjetri ne burg? Keta jo makinat,por dhe gomeret i kane te tepert!
PërgjigjuPo /shendeti/ i makines si eshte,se per gervishtjen qe pesoi,njeri perfundoi i vdekur e tjetri ne burg? Keta jo makinat,por dhe gomeret i kane te tepert!
PërgjigjuSi parlameniti edhe populli
PërgjigjuEshte katastrof ajo ngjarje do shmangej nese te pranishmit ne ngjarje do nderhynin te ndalonin te dehurin qe pa vetedije u be vrases. Per te ardhur keq per te dy palet.
PërgjigjuKush doli i fituar??? asnjëri...,njëri në varr,dhe tjetri në Burg.
PërgjigjuDhe 2 fise ne gjak or teeeejjjjj
Ky fismidhja do haj burgun,dhe shqiperise sapo ju shtua nje hasmeri fisesh tribale... Nuk behemi dhe piiike!...
PërgjigjuOre jemi ne mesjetë,,jan mirë kta
Përgjigju