Një konflikt për motive të dobëta, ka agravuar në një sherr të ashpër mes dy të rinjve në Shijak të Durrësit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar, i cili është qëlluar me armë nga një 18-vjeçar.
Autori Kledi Çyrbja ka plagosur me armë zjarri pistoletë Saimir Bagën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, në Shijak, ku dyshohet se gjatë një konflikti me njëri-tjetrin, autori 18-vjeçar, ka plagosur me armë zjarri 30-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.
18 vjeçari është arrestuar pak orë pas ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kledi Çyrbja është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi plagosi me armë zjarri pistoletë Saimir Bagën. Sipas policisë dyshohet se gjatë një konflikti me njëri-tjetrin, autori 18-vjeçar, ka plagosur me armë zjarri 30-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.