TIRANE- Një grindje për një femër për pak i ka kushtuar jetën mbrëmjen e të martës, një fatorinoje të linjës së autobusëve Tiranë-Kamëz.
Fatmir Marku 33 vjeç, është dërguar me plagë të shkaktuara nga goditja me thikë në spitalin e Traumës në Tiranë, por pas ndihmës së parë mjekësore mësohet se gjendja e tij është plotësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia shoqëroi 4 persona, të cilët dhanë detaje për konfliktin që sipas burimeve policore ka si shkak grindjen për një femër në autobus.
Kjo është ngjarja e dytë ku regjistrohen plagosje me thikë në Tiranë.
Një nxënës 16-vjeçarit i vitit të parë në gjimnazin “Partizani” u godit me thikë në kofshë nga shoku i tij i klasës po për shkak të një grindjeje për një femër.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com