TIRANË- Një shofer në një rrugë pranë shkollës 'Fan Noli' në Tiranë, është konfliktuar me dy drejtues furgonësh, pasi ato kishin bllokuar rrugën që të hipnin nxënësit. Sipas burimeve një person ende i paidentifikuar, donte që ato të hapnin rrugën se kishte urgjencë. Policia thotë se ai i ka goditur me thikë të dy drejtuesit e furgonave. Mësohet se shoferët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

'Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç(drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.'- njofton policia.