Komisioni i Integrimit është përfshirë nga debatet që kanë degjeneruar në fyerje dhe ofendime, pasi Genc Pollos duket se ende nuk i ka dalë inati me ministrin Bushati, i cili e quajti ‘Salikuq’ një javë më parë.

Në nisje të seancës, Pollo e ka cilësuar fjalor prej halabaku atë të përdorur nga Bushati një javë më parë, ndërsa më pas janë përfshirë edhe deputetët e tjerë. Në fund të debateve deputetët e opozitës të PD dhe LSI janë larguar nga Komisioni i Integrimit.

Debati te komisioni i Integrimit
Pollo: Fjalori i ministrit ishte fyes dhe fjalor prej halabaku
Çuçi: Ju përdorët fjalë ofenduese ndaj ministrit. Ju lutem shumë të mos vazhdojmë më me këtë diskutim. Ta mbyllim me kaq këtë histori, ta lemë pas dere.
Pollo: Vërejtja ime ishte për gjuhën e përdorur nga ministri
Abazi: Nëse nuk e tërhiqni fjalën halabak, atëherë halabaku këtu jeni ju
Pollo: Ta fusim në rend dite një pikë për cështjen e imunitetit dhe mandatit për lidhjet e politikes me krimin
Çuçi: Për cështje që janë jashtë buxhetit 2018 nuk kanë vend në axhendë. Nëse doni të thërrasim dikë për interpelancë, e diskutojmë.
Abazi-Pollos: Krimi je ti. Voto cfarë të ka shkruar Luli

dy.b/shqiptarja.com