Tre persona janë konfliktuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit, ndërsa një person ka rënë në pranga.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 08:30 teksa dy persona, Ben Xhani, 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç, kushërinj, janë dhunuar me sende të forta nga 37-vjeçari Katan Kaçaniku.
Gjatë konfliktit 37-vjeçari ka qëlluar në ajër me armë me fishekë manovër. Policia ka arrestuar 37-vjeçarin si dhe a sekuestruar armën e krimit. Dy të lënduarit ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
Goditi me sende të forta, për motive të dobëta, 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga, 37-vjeçari.
Sekuestrohet arma me fishekë manovër, me të cilën dyshohet se 37-vjeçari qëlloi në ajër, gjatë konfliktit.
Menjëherë pas njoftimit, rreth orës 08:30, se në lagjen nr. 15, dyshohet gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. K., 37 vjeç, kishte goditur me sende të forta, shtetasit B. Xh., 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç (kushërinj), shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u mundësua arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K..
37-vjeçari dyshohet gjithashtu se gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër, me armë me fishekë manovër. Arma u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, 2 të dëmtuarit po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Komente









