Sherri, Balla-Pollos:Gjuhë
rruge, vaj medet opozitë!

Sherri, Balla-Pollos:Gjuhë<br />rruge, vaj medet opozitë!<br>
Një tjetër reagim ka ardhur pas debatit të ashpër sot në Komisionin e Integrimit, i cili degradoi deri në fyerje. Ishte deputeti i PD, Genc Pollo, që fyeu ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, duke e quajtur atë rrugaç, që çoi në largimin e këtij të fundit nga komisioni.

Në lidhje me këtë situatë, deputeti socialist, Taulant Balla, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deputetit demokrat. Balla shkruan në “Facebook” se Pollo theu përsëri Rregulloren e Kuvendit me një gjuhë rruge. Sipas tij, PD shpërdoroi mbledhjen e Komisionit të Integrimit, duke e cilësuar këtë një strategji të demokratëve për thyerjen e rregullave parlamentare.

“Strategjia e PD per thyerjen e rregullave parlamentare dhe perdorimi i nje gjuhe te papranueshme vijoi sot me shperdorimin ne nje mbledhje te Komisionit te Integrimit edhe te Kryetarit te Komisionit Genc Pollo. Me nje gjuhe rruge deputeti Pollo theu perseri Rregulloren e Kuvendit te Shqiperise. Vaj medet opozita”, shkruan deputeti. 

balla fb
(Reagimi i Talaunt Ballës)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë