Sherri Bushati-Pollo, deputeti i
PS: Do t’i drejtohemi Kuvendit

Sherri Bushati-Pollo, deputeti i<br />PS: Do t’i drejtohemi Kuvendit<br>
Deputeti i PS, Fate Velaj, ka komentuar sherrin mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe deputetit të PD, Genc Pollo, në Komisionin e Integrimit. Deputeti Velaj kritikoi sjelljen e Pollos, i cili është dhe drejtues i këtij komisioni dhe si i tillë, sipas socialistit, duhet të luajë rolin e moderatorit.

Më tej, Velaj tha se do t’i drejtohet Kuvendit përmes një letre, ku t’i kërkojë të rishikojë situatën e krijuar në Komisionin e Integrimit, ku ministri Bushati u detyrua të largohet, pasi Pollo nuk pranoi t’i kërkojë ndjesë për fyerjet.

“Komisioni nisi normalisht, por agravoi, u rëndua gjendja, kur filluan pyetjet. Një kryetar komisioni ka për detyrë të luajë rolin e moderatorit. Ministri ndërhyri dhe tha se qëllimi ishte një dëgjesë. Pastaj filloi debati, ndoshta i panevojshëm në momentet që po kalon Shqipëria. Unë do jem bashkë me nënkryetarin Çuçi do t’i drejtojmë një letër Kuvendit të rishikojë situatën e krijuar në Komision, ku u detyrua ministri të largohej pasi ishte e papranueshme të vazhdonte komisioni në atë gjendje", tha Velaj. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës