Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shoqërohej sot në takimin me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini, nga dy deputete demokrate, Majlinda Bregu dhe Arbjola Halimi.
Ndonëse ish ministrja e Integrimit është shoqëruese e Bashës në çdo takim me ndërkombëtarët, "surprizë" ishte prania e deputetes së qarkut të Elbasanit në një takim të formatit të tillë, pasi në Kuvend ajo është anëtare e komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë.

Por kjo ka qenë një zgjedhje e Bashës për të ulur tensionet në PD, pas përplasjes mes deputeteve të PD lidhur me protestën te Kryeministria. Protesta e Forumit të gruas demokrate përpara Kryeministrisë të hënën, solli përçarje mes vetë deputeteve të kësaj force politike. Majlinda Bregu dhe Arbjola Halimi u përfshinë nga replikat në distancë.
Ish ministrja e Integrimit u shpreh se distancohej nga fjalori i deputeteve të PD, ndërsa shtoi se bëri mirë që nuk mori pjesë në atë protestë. Më pas ajo postoi në Facebook shprehjen e Margaret Thaçer: “Fuqia është si të jesh një zonjë, nëse do tua thuash të tjerëve se je, atëherë nuk je”.
Por, Bregut iu përgjigj po në Facebook kolegia e saj, Arbjola Halimi, një prej deputeteve protagoniste të seancës së kaluar të Kuvendit kur në drejtim të Kryeministrit u hodhën vezë. Halimi shkruajti në Facebook një poezi duke atakuar indirekt Majlinda Bregun. “Në bregun e lumit qëndronte një zonje; Sytë i kish të mbyllur, se pa Kaloi një Shqiponjë!”.
Arbjola Halimi ishte edhe nga organizatoret e protestës poshtë zyrave të selisë së Këshillit të Ministrave.
Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com