Sherri masiv në Sarandë/ Dëshmia për Report Tv: 10 veta me në krye policin shkuan pas mesnate te vëllezërit që japin makina me qira dhe i dhunuan me sende të forta

Sherri masiv në Sarandë/ Dëshmia për Report Tv: 10 veta me në krye policin shkuan pas mesnate te vëllezërit që japin makina me qira dhe i dhunuan me sende të forta

Gazetari Limos Didani ka mundur të marrë një dëshmi lidhur me ngjarjen pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku 12 persona u përfshinë në një sherr masiv ku nuk munguan sendet e forta dhe kërcitja e armëve.

Siç bëhet me dije nga dëshmia, 10 persona shkuan të rrahin dy vëllezër Abinon dhe Enea Nexhipi që jepnin makina me qira. Sherri, sipas dëshmisë, nisi pasi një efektiv policie, Alvaro Sulejmani kishte marrë makinën me qira por nuk kishte paguar lekët.

Dëshmia për gazetarin e Report Tv:

Abinon dhe Enea Nexhipi ushtrojnë aktivitetin e dhënies së makinave me qira.

Shtetasi kishte marrë 1 makinë me qira dhe jo vetëm nuk e ktheu në kohen e duhur por as nuk pagoi asnjë lek për përdorimin e makinës me qira. Ndërkohë prej disa ditësh ka sharë, kërcënuar dhe fyer vëllezërit Nexhipi.

Ditën e djeshme në darkë vone shtetasi Alvaro Sulejmani me detyrë punonjës policie ka telefonuar një prej vëllezërve Nexhipi duke i kërkuar që të takohej për të sqaruar dhe dhënë lekët e qirasë së makinës. Vëllezërit Nexhpi i kanë thënë që është vonë dhe përtojnë të dalin se ishin shtrirë për gjumë.

Por punonjësi policisë Alavaro Sulejmani i ka thënë që s’ka problem se vij unë te shtëpia. Mbasi ka shkuar te banesa e vëllezërve Nexhipi këta të fundit kanë zbritur për ta takuar por janë përballur jo vetëm me shtetasin Alvaro Sulejmani por dhe me mbi 10 persona të cilët e shoqëronin të cilët kanë ushtruar dhunë të vazhdueshme. Prej vëllezërve Nexhipi janë bërë tentativa për t’u vetëmbrojtur, po janë gjendur nën breshërinë e plumbave të pistoletave të punonjësve të policisë.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë ardhur patrulla e policisë të cilët, ka parë që drejt vëllezërve Nexhipi po qëllohej me armë nga punonjësit e policisë por nuk kanë vepruar sipas ligjit që t’i ndalonin.

Ata kanë lejuar (duke mos i ndaluar dhe arrestuar në flagrancë) personat e përfshirë në ngjarje që të largohen. Vetëm mbasi vëllezërit Nexhipi kanë marrë në telefon Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, dhe vetëm mbasi ka ardhur në vendngjarje Shefi i komisariatit, kanë filluar të merren gjërat seriozisht në kuptim të zbatimit të ligjit.

Kjo është e vërteta e kësaj ngjarje të tjerat janë tentativa për ta zbehur dhe fshehur të vërtetën e rëndë ku punonjës policie veprojnë në kundërshtim me ligjin. Janë në kushtet e “vrasjes së mbetur në tentativë” si dhe disa zërave të tjera bashkëshoqëruese.

Me shpresën dhe besimin që Prokuroria Sarandë do veprojë shpejt për këtë ngjarje skandaloze ku shteti vret qytetarët e vet. Kjo është këmbanë alarmi për të gjithë.

1735834311_kidisulejmaniredisulejmanialvarosulejmani.jpg

Inklid, Mihal dhe Alvaro Sulejmani


Lajmi kryesor:

Sarandë/ Sherr masiv mes 12 personave në fshatin Gjashtë! Të përfshirë dhe 4 policë, 3 prej tyre vëllezër! Efektivët ishin jashtë shërbimit (EMRAT+FOTO)


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen