Durrës/ Sherri me armë për ish të dashurën, lihet në burg 27-vjeçari

Durrës/ Sherri me armë për ish të dashurën, lihet në burg 27-vjeçari

DURRËS- Ditën e sotme u mbajt seanca për masën e sigurisë ndaj Alban Domit i përfshirë në një konflikt me armë zjarri tre ditë më parë në Xhafzotaj të Shijakut ku mbeti i plagosur rastësisht Enidor Dedja. Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Domit i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Domi, edhe pse ishte ndarë nga ish e dashura, sërish vijonte nga ngacmonte madje e bëri edhe një javë para konfliktit të armatosur. E reja ia kishte rrëfyer të motrës, kurse kjo e fundit bashkëjetuesit të saj Xhejms Palodhi, të cilit i kishte  treguar se ish i dashuri vijonte t’i ngacmonte motrën. Një ditë para të shtënave në Shijak, Palodhi dhe Domi u takuan në Durrës dhe nga debati që i kërkonte të mos i ngacmonte më kunatën, të dy përfunduan duke u rrahur me njëri-tjetrin.

Ditën e konfliktit, Palodhi mori me vete mikun e tij Arbër Hoxha dhe shkuan në Shijak me pretendimin për t’u sqaruar me Domin dhe sapo kanë hyrë në dyqanin e tij ka nisur përleshje mes të treve, e cila ka vijuar me nxjerrjen e armës nga Arbër Hoxha, një plumb prej të cilit preku Enidor Dedjan, pa asnjë lidhje me konfliktin.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës