Sherri me armë zjarri, policia arreston pas pesë muajsh 48-vjeçarin që plagosi fqinjin

Sherri me armë zjarri, policia arreston pas pesë muajsh 48-vjeçarin që plagosi fqinjin

Foto Ilustruese

Shkodër- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri të shtetasit Ylli Berisha në Kamicë të Malësisë së Madhe. 

Për plagosjen e 32-vjeçarit, në prangat e policisë ka rënë shtetasi Lulzim Hasanaj, 48 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe. 

Ndaj 48-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë të Shkodrës më datë 29.05.2018 vendosi masën “arrest me burg“. Autori i plagosjes ishte fqinjë me të plagosurin, i cili nuk pati pasoja për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër

Kapet dhe ndalohet autori i ngjarjes së ndodhur me datë 05.05.2018 ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Y. B. 

Nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me mbështetjen e FNSH Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në baze të informacioneve të marra në rrugë operative kapet dhe ndalohet shtetasi:

Lulzim Hasanaj, 48 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe. 

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendimit Nr.544, datë 29.05.2018, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në Burg“ për veprat penale të “Vrasjes me dajshe, në tentative, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mabjtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278/3 të Kodit Penal, pasi është bashkëautor i plagosjes me armë zjarri i shtetasit Y. B. ngjarje kjo e ndodhur më datë 05.05.2018, në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të metejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë