Daja grindet me pronarin e llotos në Elbasan/ Nipi qëllon me kallashnikov, të dy në pranga
Konflikti me pronarin e një lokali "Lloto Sporti" i dajës, ka bërë që nipi i tij të qëllonte me kallashnikov në ajër pranë subjektit në fjalë.
Foto ilustruese
Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.
Konflikti me pronarin e një lokali "Lloto Sporti" i dajës, ka bërë që nipi i tij të qëllonte me kallashnikov në ajër pranë subjektit në fjalë.
Policia ka sekuestruaret në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit Kallashnikov, ndërkohë që ka arrestuar në flagrancë Fatjon Pllumbin, 20 vjeç, lindur në Elbasan, banues në lagjen Shën-Koll Elbasan dhe Fjodor Beratin, 29 vjeç, banues në lagjen Shën-Koll Elbasan.
Ata dyshohen për kyrejen e veprave penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Kanosje", e kryer në bashkëpunim", "Prishje e Qetësisë Publike e kryer në bashkëpunim".
Arrestimi i tyre u bë për arsye se në bashkëpunim me njeri-tjetrin pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e një lokali "Lloto Sporti", A.B, 48 vjeç, e kanë kanosur këtë të fundit me armë zjarri kallashnikov dhe më pas kanë qëlluar në ajër në afërsi të lokalit.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Konflikti ka nisur fillimisht mes shtetasit Fjodor Berati me pronarin e lokalit dhe më pas nipi i Fjodorit shtetasi Fatjon Pllumbi ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të lokalit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip kallashnikov me një karikator me 12 fishekë , si dhe dy gëzhoja .
Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.5%
-
Jo
4.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2727
Lajme të tjera
-
180 pjesmarrës në 24 disiplina, mbahet kampionati i atletikës për U-16! Drejtori i garave: Qëllim masivizimi
6 Maj, 16:59
-
Elbasan/ Në gjendje të dehur theu xhamin e dritares me grusht, ndërron jetë në spital 27 vjeçari
6 Maj, 13:01
-
Elbasan/ Makina përplas motorin, lëndohen drejtuesi dhe pasagjeri
5 Maj, 15:57
-
Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë
4 Maj, 21:40
-
Ish-depo e ushtrisë në Belsh transformohet në galerinë ‘Dy Botët’, ideatori Helidon Haliti: Një muze arti dhe një destinacion më shumë për turistët
4 Maj, 20:30
-
Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara
4 Maj, 19:06
-
Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, tregtarët e Belshit përplasen sërish me policinë: Po na përzënë nga qyteti
4 Maj, 16:54
-
Mashtroi administratorin e një biznesi në Librazhd dhe i mori paratë, arrestohet 32 vjeçari
4 Maj, 10:34
-
ERE heq pezullimin, rinovon licencën e ‘ECO Elb’ për inceneratorin e Elbasanit
3 Maj, 10:03
-
Mbrojtja e mjedisit, Rama paralajmëron ligj të ri për menaxhim e integruar të mbetjeve
1 Maj, 12:28
-
Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, Gjykata e Elbasanit jep dënimin për 4 adoleshentët! 46 vite burg në total
29 Prill, 18:40
-
VIDEO/ Lëvizja e tregut aktual, tregtarët e Belshit në protestë, hyjnë me forcë brenda bashkisë
29 Prill, 11:19