Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, u raportua se në ndeshjen kundër AF Elbasanit pati një sherr me mbrojtësin e tij, Andrey Yago. Madje mediet shkojnë edhe më tej duke thënë se Martini e pështyu në fytyrë brazilianin.

Pas kësaj ndodhie, vetë Andrey Yago ka bërë një reagim në kanalet e komunikimit. Ai ka shpërndarë 'Proverbin 16' nga Bibla dhe ka nënvizuar vargjet nga 17 deri te 19-ta.

"17 Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen; ai që do ta ruajë shpirtin e tij mbikqyr rrugën e tij.

18 Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.

19 Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët", thuhet në vargjet e nënvizuara nga Yago.

Këtë mesditë Vllaznia njoftoi rinovimin me dy vite për trajnerin Edi Martini, ndërsa mbrojtësi duket se do të largohet nga Shkodra pas dy vitesh e gjysmë, pasi i përfundon kontrata.

Reagimi i mbrojtësit Yago


Lajmi kryesor:

E turpshme te Vllaznia, trajneri Edi Martini pështyn në fytyrë mbrojtësin e ekipit të tij