Sherri me thika dje në Durrës, arrestohet autori i plagosjes së 19-vjeçarit

Sherri me thika dje në Durrës, arrestohet autori i plagosjes së 19-vjeçarit

Foto ilustruese

DURRËS-Arrestohet nga policia autori i plagosjes me thikë të 19-vjeçarit dje në mesditë, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë. Autori është J. M. 20 vjeç, banues në Kavajë, ndërkohë që po hetohet në gjendje të lirë A. T. 34 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, këta persona gjatë një konflikti në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 17 Durrës, kanë goditur me thikë 19-vjeçarin me inicialet K. Q. si dhe me sende të forta D. M. 16 vjeç, banues në Durrës. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 28/10/2019 08:56

    Kur nje 20 vjeçar e ka mendjen te thikat dhe jo tek rinia qe sapo i ka filluar, eshte alarmante. Baj ga fshatarë neandërtalë !

    Përgjigju
    • QIFI: 28/10/2019 10:49

      O KAFSHE JAN CECEN TE ARDHUR NE KENET E SPITALL, NUK DIJN GJO TJETER PERVEC DHUNES SHPELLARET!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb