Një 27-vjeçar është arrestuar në ambientet e spitalit të Durrësit pasi ishte protagonist dje në një sherr me thika pasditen e djeshme.
Policia e Durrësit njofton se Endi Nekaj akuzohet për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese", mbetur në tentativë ndërkohë që personi me të cilin ai është konfliktuar, D. B., 26 vjeç, është shpallur në kërkim.
Ngjarja u regjistrua dje në lagjen nr. 13, pranë xhamisë me katër minare, rreth orës 15:50, ndërsa në konflikt u përfshinë pesë persona.
Nekaj u godit në kraharor, por fatmirësisht nuk i ka prekur zemrën.