Sherri me thika/ Kush është shqiptari që Luksemburgu e futi në listën e zezë! Akuzohet për tentativë vrasje (EMRI)

Sherri me thika/ Kush është shqiptari që Luksemburgu e futi në listën e zezë! Akuzohet për tentativë vrasje (EMRI)

Luksemburgu ka shpallur në kërkim shqiptarin Edinjo Pulti, i cili akuzohet për disa vepra penale. Pulti, nga autoritetet e Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasje, në një ngjarje të ndodhur në gusht të vitit 2020.

Sipas raportimeve, po nga i njëjti vend, shqiptari akuzohet për trafikim të paligjshëm të armëve dhe municioneve luftarake.

Mësohet se më 2 gusht, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Nga pamjet e sherrit të cilat janë filmuar shihen disa persona që përlasen, ndërsa njëri prej tyre mban në dorë edhe një thikë.

Sipas Europolit, është pikërisht Pulti që ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy personat është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar u lëshua për shqiptarin e lindur në vitin 1981, që në janar 2021.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s