Prokuroria e rrethit të Fierit ka pushuar çështjen e regjistruar një muaj më parë, konfliktin mes drejtoreshës dhe nëndrejtoreshës së shkollës së mesme "Petro Sota".

Në argumentet e Prokurorisë, thuhet se drejtoresha ka bërë kallëzim të rremë.
 
Në 7 mars të këtij viti, Policia tha përmes një deklarate se drejtoresha dhe nëndrejtoresha janë rrahur mes njëra-tjetrës dhe shkak për këtë është bërë një konflikt banal. 

Por sipas Prokurorisë, kallëzimi i bërë nga drejtoresha për vartësen e saj ka qenë i rremë gjë kjo e cila ka çuar në pushimin e hetimeve për këtë çështje.

Redaksia Online
Shqiptarja.com