Sherri në PD/Deputeti-Bashës: 
Bibat që ke emëruar në Kryesi...

Sherri në PD/Deputeti-Bashës: <br />Bibat që ke emëruar në Kryesi...
Pak orë pas sherrit që plasi në mbledhjen e Kryesisë së PD, kanë ardhur edhe reagimet nga deputetët e zgjedhur rishtazi në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, deputeti i Lushnjes, Myslim Murrizi të cilën e quan një “këshilltë për kryetarin Basha”, ai thotë: “Do te ju lutesha qe boll me me njerez ANONIM qe nuk e di pse, dhe nuk e kam kuptuar kurre, çfare mbeshtetje rrezatonin keto nder DEMOKRAT, qe i emeruat antare kryesie”.

STATUSI I PLOTË:
Nje keshille per Kryetarin Basha.
murrizi
Si ish themelues i PD dhe ish student i dhjetorit 90, si ish deputet i viteve kur shteti drejtohej nga bandat dhe tanket e banditeve me kollare( 1997-2001), dhe si nje antikomunist qe nuk me lidh gje me sigurimin e shtetit.
Do te ju lutesha qe boll me me njerez ANONIM qe nuk e di pse, dhe nuk e kam kuptuar kurre, çfare mbeshtetje rrezatonin keto nder DEMOKRAT, qe i emeruat antare kryesie.

Askush prej tyre, por dhe derivatet e tyre neper rrethe, nuk u perfshine ne fushaten elektorale te qershorit 2017.
Nje pjese letyre flirtuan hapur me PS.
Disa funderrina bridhnin lart e poshte duke vjelle vrere per Ju per listen dhe per PD.
Disa ordinere e gagaçe politik, thonin hajt ti kthejme nderin LSI.
Bile disa nuk moren pjese as ne votimet per kryetar te PD, se lehnin neper kafe qe eshte farse.
450 mij votat e demokrateve Shqiptare, nuk kane lidhje me asnje lloj birboje apo bibe qe Ju emeruat antare kryesie, pa asnje lloj kontributi, merite apo perfaqesimi nder DEMOKRATE.
Koha eshte flori, dhe sinqerisht nuk di se çfare mund te zgjidhe PD nga mbledhja e 60 individeve qe ne shumice derrmuese nuk johin njeri tjetrin, e jo me te johin DEMOKRATET.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten